Hasani në Forumin e Diplomacisë në Antalia, takime me zyrtarë të lartë

Rajon | 3 vite më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi takime dypalëshe me homologë pjesëmarrës në punimet e Forumit të 3-të të Diplomacisë që po zhvillohet në Antalia, Turqi.

Hasani zhvilloi të shtunën  takime të veçanta me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan; zv/kryeministri dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel;  ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu; ministrin e Punëve të Jashtme të Taxhikistanit, Sirojiddin Muhriddin dhe ish-ministren për Punët e Jashtme të Spanjës, Ana Palacio.

Në fokus të bisedimeve ishte qëllimi i përbashkët për paqen, bashkëpunimin dhe prosperitetin rajonal, bashkëpunimi në forume globale dhe strategjitë për përmirësimin e tyre.

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme