Ulutash: KFOR i përkushtuar ndaj përpjekjeve të ndërkombëtarëve për siguri në Kosovë

Rajon | 3 vite më parë

“KFOR-i është i përkushtuar ndaj përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për siguri të përhershme në Kosovë dhe në rajon”, kështu ka deklaruar komandanti i misionit paqeruajtës të forcave të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, gjatë një takimi me kreun e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Sunioga, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe shefin e EULEX-it, gjeneral-major Giovanni Pietro Barbano.

“U shkëmbyen mendime për disa tema, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it, bashkëpunimin e KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in dhe përpjekjet e vazhdueshme të tij për sigurinë në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e KFOR-it në Facebook.

Më tej, Ultash vuri theksin te përkushtimi i palëkundur i KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare, për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe për paqen në rajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme