Kosova ndaloi dinarin serb, Vuçiq takon vendet e QUINT-it dhe BE-së

Rajon | 3 vite më parë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) është takuar këtë të enjte (1 shkurt) me përfaqësues të QUINT-it, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Beograd.

Takimi vjen pas hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga qeveria serbe, nuk do ketë asnjë informacion mbi diskutimet që do të zhvillohen mes Vuçiq me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe BE-së.

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer (Christopher) Hill  ka mbështetur qëndrimin e vendeve të QUINT-it për shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore në Prishtinë për përdorimin e dinarit serb në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e formimit të Unionit të Komunat Serbe (USO), si dhe rëndësinë e nismës Ballkani i Hapur.

“Nuk do t’ju habisë që unë mbështes deklaratën e ambasadave të vendeve të QUINT-it. Dialogu është një platformë ku zgjidhen problemet. Dialogu është shumë i rëndësishëm dhe mendoj se të gjithë në këtë rajon shikojnë drejt dialogut dhe dëshirojnë që ai të ketë sukses”, ka thënë Hill.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme