Dialogu Kosovë-Serbi/ Pas Beogradit, Lajçak udhëton drejt Prishtinës, takohet me Bislimin

Rajon | 3 vite më parë

Pas Beogradit, emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, udhëton këtë të martë (30 janar) drejt Prishtinës, për t’u takuar me  zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin Besnik Bislimin.

Nuk ka ende asnjë njoftim nëse Lajçak do të pritet në takim nga Kryeministri Albin Kurti, ndërsa një ditë më parë, ai u takua në Beograd me Presidentin Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic).

Situata aktuale e dialogut Kosovë-Serbi dhe ka qenë në fokus të takimit të mbajtur mes dyshes.

Sipas Lajçak, pjesë e diskutimit ishin edhe hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi Lajçak në rrjetin social X.

Ndërsa presidenti Vuçiq takimin me Lajçakun e ka vlerësuar si konstruktiv dhe shumë korrekt.

“Vura në dukje domosdoshmërinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. Ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Serbe dhe Kartën e OKB-së”, shkroi Vuçiq në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme