Petkoviq i shpreh shqetësimin ambasadorit britanik në Serbi: Heqja e dinarit në Kosovë do të çonte në emigrimin e popullatës serbe

Rajon | 3 vite më parë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq,  gjatë takimit me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Eduard (Edward) Ferguson, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me vendimin e Prishtinës zyrtare që ka njoftuar me nisjen e muajt të ri do të heq dinarin si mjet pagese.

Në një njoftim thuhet se, Petkoviq ka vlerësuar se ky është një lloj i veçantë presioni që “sigurisht do të çonte në emigrimin e popullatës serbe” nga Kosova.

“Ky vendim i bënë të pa kuptueshme të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani”, tha Petkoviq. Ai shtoi se është një “lëvizje e rrezikshme e njëanshme” e kryeministrit të Kosovës Aljbin (Albin) Kurti, e cila nuk është vetëm problem politik, “por mbi të gjitha social dhe humanitar me pasoja katastrofike”.

Më 17 janar, Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerrë një dekret sipas të cilit nga 1 shkurti, valuta e vetme për kryerjen e transaksioneve të parave të gatshme dhe pagesave do të jetë euro.

Në atë dekret thuhet se është miratuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin e Bankës Qendrore, dhe se Banka Qendrore e Kosovës është i vetmi “autoritet monetar që mund të vendosë për prerjet e lejuara të monedhës euro për qarkullim në territorin e Kosovës”.

Deri më tani, dinari, monedha zyrtare e Serbisë, përdorej në zonat serbe në veri të Kosovës, ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës, monedha zyrtare ishte euro.

Pagat e të punësuarve në institucionet serbe paguhen në dinarë, si dhe pensionet në sistemin serb, shtesa për fëmijë apo ndihma sociale.

Po ashtu, në zonat serbe, dinarët përdoren në objektet tregtare, ndërsa në komunat në veri të Kosovës, çmimet paraqiten edhe në dinarë.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të shpjegojnë vendimin për ndalimin e përdorimit të dinarit, ndërsa zëdhënësi i BE-së Peter Stano kërkoi nga Prishtinës dhe Beogradit që të zgjidhin çështjet e hapura në kuadër të dialogut të Brukselit.

Për këtë vendim dhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka shprehur habi.

“Vendimi i Bankës Qendrore në Prishtinë për heqjen e dinarit nga sistemi i pagesave të Kosovës ishte një “surprizë e panevojshme”, dhe se SHBA-ja dhe BE-ja po “monitorojnë dhe analizojnë nga afër zhvillimin e situatës”, u shpreh ambasadori.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme