Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, BE publikon axhendën

Rajon | 4 vite më parë

Më 18 mars do të mbahet në Ohër takimi i nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë. BE ka bërë zyrtare axhendën e takimit, ku si Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Takimi nis në orën 10:00, dhe 30 minuta më vonë, Përfaqësuesja e Lartë, e mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të veçanta dypalëshe me liderët, njëri-pas tjetrit dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesja e Lartë. Koha e saktë do të përcaktohet gjatë pasdites. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në Evropë nga Satellite”, thuhet në axhendë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme