Oliver Varhelyi: BE po investon në Ballkanin Perëndimor, grante prej 1.8 milidarë dollarë

Rajon | 4 vite më parë

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi ka deklaruar po punohet shumë në drejtim të ndihmës ndaj Ballkanit Perëndimor për të hyrë në familjen evropiane.

“Ju mund të mbështeteni në angazhimin dhe mbështetjen tonë për Ballkanin Perëndimor. Ne po punojmë shumë për të ndihmuar rajonin me mundësi të reja për bizneset dhe qytetarët dhe për të përmbushur premtimin që Ballkani Perëndimor të hyjë në BE”, u shpreh komisioneri evropian Oliver Varhelyi në   video-fjalimin e tij në Forumin e Dytë Ekonomik në Shkup të organizuar nga Forumi Ekonomik Dephi dhe Shoqata e Biznesit Grek.

Varhelyi përmendi planin ekonomik për investime që ka nisur dy vite më parë, në kuadër të të cilit deri më tani janë miratuar 40 projekte, grante prej 1.8 miliardë.

“Këto projekte ndikojnë në rritjen dhe përshpejtimin e bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe duhet të përmirësojnë transportin, lidhjet digjitale dhe energjetike me BE-në. Këto investime do ta shtyjnë rajonin përpara me krijimin e vendeve të punës dhe rritjes. Ne festuam Marrëveshjen e Financimit të Beogradit me BEI dhe BERZH me projekte kryesore me vlerë 2.4 miliardë euro. Folëm për Korridorin 10, korridorin hekurudhor që lidh BE-në përmes Serbisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut me Greqinë në portin e Selanikut. Ne po ndërtojmë rrugë të gjelbra jo vetëm midis vendeve, por edhe midis rajoneve tona, BE-së dhe Ballkanit Perëndimor” theksoi Varhelyi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme