Lajçak: Angazhimet e marra mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të përmbushen, BE po punon në 2 pista

Rajon | 4 vite më parë

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka deklaruar se detyrimet e marra nga të dyja palët duhet të përmbushen. Lajçak u shpreh se BE po punon në dy pista, në mënyrë që procesi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara.

“Bashkimi Evropian aktualisht është duke punuar në dy pista, në mënyrë që procesi i negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara. Prioriteti i parë është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht të sigurohet zbatimi i plotë dhe i menjëhershëm i të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme për të dyja palët”, tha Lajçak.

Ai tha se një pjesë e madhe e Marrëveshjes së Parë, e cila rregullon normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2013, tashmë është zbatuar, siç tha ai, me përjashtim të rëndësishëm të Komunitetit të Komunave me shumicë serbe dhe dispozitave për furnizimin me energji në veri të Kosovës, e cila ishte pjesë e së njëjtës paketë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme