Kurti vizitë në Turqi/ Erdogan: Të gatshëm të kontribuojmë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Rajon | 4 vite më parë

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një vizitë në Turqi ku u prit nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Një një konferencë të përbashkët për mediat, Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm t’i japë mbështetje procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për paqen rajonale, nëse kjo gjë kërkohet.

“Turqia është e gatshme të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të japë kontributin e nevojshëm nëse kërkohet nga palët. Ne shpresojmë se procesi i dialogut me Serbinë do të rezultojë në një mënyrë që siguron paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha ai.

Presidenti turk tha se Turqia është bërë vendi që eksporton më së shumti në Kosovë në dy vitet e fundit, si dhe një ndër vendet e para që i ka njohur pavarësinë. 

“Me një vëllim tregtar prej 610 milionë eurosh, Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Njëherësh, është një ndër shtetet e para që ka njohur shpalljen e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008”, tha presidenti turk.

Nga ana tij kryemnistri Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen e zëshme” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës, ndërsa foli edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

/rtsh/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme