Trondit presidenti kroat, Milanoviç: “Kosova i është rrëmbyer Serbisë”!

Rajon | 4 vite më parë

“Kosova i është rrëmbyer Serbisë”,- kështu deklaroi sot në Petrinja presidenti kroat, Zoran Milanoviç, gjatë një komunikimi me mediat.

 “Ne dhe bashkësia ndërkombëtare e bëmë këtë”,- deklaroi ai.

Milanoviç e bëri këtë deklaratë para gazetarëve në Petrinja, duke folur për luftën në Ukrainë dhe ngjashmëritë mes Krimesë dhe Kosovës.

“Derisa ta kuptoni se Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj, ky është një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e aneksuam Kosovën, ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Kështu quhet. Kjo nuk është se synon të verë në pikëpyetje Kosovën, por bëhet fjalë për konceptin”, tha Milanoviç.

Sipas tij, kishim të bënim me një koncept, sipas të cilit, dikush mendonte se kishte të drejtë.

” Krimea nuk do të jetë më kurrë e Ukrainës. Kjo është ajo që thonë edhe gjeneralët kryesorë gjermanë,”- tha Milanovic, duke shtuar se mijëra njerëz po vdesnin atje.

Ai tha se “Rusia është një vend i rrezikshëm” dhe se askush nuk po e kuptonte këtë.

“Ju po krahasoni serbët, këta fshatarë që u rebeluan atje, me superfuqinë bërthamore të botës? Emocionet e çmendura dhe urrejtja po e vënë Evropën në rrezik të madh,”- tha Milanoviç në fjalën e tij gjatë dërgimit të një kontigjenti ushtarësh kroatë në misionin e NATO-s në Lituani. .

Ai tha se është fakt që ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patologjike. Index.hr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme