Dialogu Prishtinë-Beograd/ Daçiç takon Erdogan: Turqia në favor të respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara më parë me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan lidhur me dialogun Beograd-Prishtinë. Nga ana e tij, Erdogan ka deklaruar se do i kërkojë Prishtinës respektimin e marrëveshjes me Serbinë.
Pas takimit, Daçiç theksoi se nuk është realiste të pritet që Turqia të ndryshojë qëndrimin e saj për statusin e Kosovës, por gjithashtu, sipas tij, është e rëndësishme që Serbia të ruajë paqen, të shmangë incidentet.
“Erdogan sigurisht që në të gjitha bisedimet që do të ketë me Prishtinën, si të gjithë zyrtarët turq, do të theksojë se është e nevojshme të respektohen të gjitha marrëveshjet, se duhet dialogu dhe ruajtja e paqes. Për ne mjafton që dikush të bëjë një ndikim të tillë, që njerëzit në Prishtinë të gëzojnë mbështetje për të penguar marrëveshjet e paqes dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Daçiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




