Dialogu Kosovë-Serbi/ Këshilltari i DASH thirrje Kurtit: Prano propozimin për normalizimin e marrëdhënieve

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar një bisedë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe i ka bërë thirrje kësaj të fundit që ta pranojë atë.
“Tema kryesore ishte partneriteti ynë dhe qëllimi i përbashkët për të përmirësuar integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Cholletnë Twitter.
Ai shton se me Kurtin ka biseduar edhe për rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe përparimin e dialogut për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, si dhe nevojën e përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës, të cilët u larguan nga institucionet e Prishtinës për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit, për t’u kthyer në vendet e tyre.
Një ditë më parë (24 janar) Lajçak është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros për çështjen e dialogut dhe përshpejtimin e procesit. Lajçak theksoi se zhvilluar bisedime edhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Rastislav Kacer.
“U takova me Joss Manuel Albares për ta njohur me çështjen e dialogut. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, shkruan ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




