Mali i Zi, dështon përpjekja për formimin e qeverisë së re

Rajon | 4 vite më parë

Dështojnë përpjekjet për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi. Shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviç nuk kanë arritur të gjejnë një dakordësi për të formuar qeverinë e re që të udhëhiqet nga Miograd Llekiç.

Ka qenë vetë Lekiç, i cili tha se takimi mes përfaqësuesve të partive kishte dështuar për arritjen e fomimit të një ekzekutivi të ri.

“Kam thënë se ose do të ketë një qeveri serioze, ose nuk do të ketë fare. Nuk do të ketë Qeveri dhe le t’ua lëmë qytetarëve që ta interpretojnë vetë se kush ishte serioz”, tha Llekiç.

Në fund të dhjetorit 2022, Miograd Llekiç mori mandatin nga parlamenti për të formuar qeverinë e re. Qeveria e Dritan Abazoviç është me mandat teknik që nga gushti i vitit të kaluar, pas nënshkrimit të Marrëveshjes themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme