Vuçiç: Presim në janar ndërkombëtarët për marrëveshjen me Kosovën, situata është e vështirë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Kosova po ndërton baza speciale që mund të kërcënojnë popullin serb. Më tej, ai theksoi se populli serb është i vendosur që të mos lejojë terrorin, ndërsa shtoi se i druhet mospërgjegjësisë së përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe Prishtinës.
Presidenti serb bëri me dije se ka thirrur përfaqësuesit evropianë dhe ka kërkuar që të japin llogari, pasi sipas tij, situata është shumë më e vështirë se sa mendojnë ata. Vuçiç shtoi se për të është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të përmbushë garancitë.
“Presim burrat e mëdhenj nga bota në gjysmën e parë të janarit”, tha Vuçiç teksa shtoi se përsa kohë ekziston Kushtetuta, për të, Kosova është Serbi.
“Kur thashë se kërkojmë zgjidhje kompromisi, më hodhën në kokë të gjithë ata që mendojnë se Kosova është e pavarur. Dhe atdhetarët e mëdhenj që sa herë që bie kriza, kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë. Kështu që të dyve u kërkova që të shkojnë tre dite te pushojnë ne Kaçanik dhe na thonë si kane kaluar dhe sa fantastike është natyra. Epo asnjeri nuk ka ikur. Hipokrizia e atyre qe duan qe ne te dorëzojmë gjithçka ne pjate dhe nuk kursejmë asgjë. Jam ngopur me kaq dhe jam krenare për Serbinë e mire dhe atë qe do te shpëtojë vetë, që është shumica e Serbisë”, tha Vuçiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




