Vuçiç: Morëm vendimin, do t’i dërgojmë kërkesë KFOR-it për kthimin e forcave tona në Kosovë

Rajon | 4 vite më parë

Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se qeveria ka marrë vendim që KFOR-it t’i dërgojë një kërkesë nga Beogradi, për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

“Në seancën e qeverisë është marrë vendim që sonte në formë elektronike dhe nesër në mëngjes në vendkalimin administrativ, shefi i Shtabit të Përgjithshëm t’ia dorëzojë kërkesën tonë komandantit të KFOR-it, që në përputhje me Rezolutën 1244, një numri i personelit ushtarak dhe policor, disa qindra apo 1 mijë, duhet të kthehet në territorin e Republikës së Kosovës”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se vendimi është marrë unanimisht dhe se Serbia kërkon “vetëm respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe asgjë më shumë”.

Megjithatë, Vuçiç pranoi se nuk mendon se ka mundësi që KFOR-i të pranojë kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, teksa shtoi se ata do kontribuonin për paqen nëse do ta pranonin kërkesën.

“Po të kishin menduar më mirë, do të kishte kontribuar në paqen, uljen e tensioneve, një pamje krejtësisht tjetër të së ardhmes dhe mundësinë e disa zgjidhjeve kompromisi, por ata as që donin ta dëgjonin sepse është një gisht në syrin e atyre që do të vendosin për ne, pa ne dhe mendojnë se kanë të drejtë të vendosin pa të drejta”, tha presidenti.

SHBA dhe BE kanë reaguar ndaj deklaratave të Serbisë për rikthim të ushtrisë serbe në Kosovë, duke u shprehur kategorikisht kundër.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme