Tiranë, mbahet ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme

Rajon | 4 vite më parë

Në Tiranë po mbahet ministeriali BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. 
Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të BE-së dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor po diskutojnë për çështjet e sigurisë, luftën kundër korrupsionit dhe migracionin. 
Në ministerialin që organizohet nga Çekia, e cila mban presidencën e rradhës,  marrin pjesë dhe komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson dhe komisioneri i BE për drejtësinë, Didier Reynders. 
Në takime do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Europol, Frontex dhe Agjencisë së BE-së për Azilin.
Ndërkohë më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor. 
Pritet të marrin pjesë liderët e Bashkimit Europian, mes tyre presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme