Marrëveshja Kosovë-Serbi/ DASH: Dialogu do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet

Rajon | 4 vite më parë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumetat e identifikimit.

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet. Përderisa Dialogu ka fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,”- thuhet në reagimin e DASH. 

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi një ditë më parë se ishte arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Marrëveshja mes dy vendeve këtë të dielë u raportuar nga mediat të shumta botërore si BBC, CNN, Asociated Press, Anadollu Agency, Al Jazeera, Reuters e EuroNews.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme