Bërnabiç mban postin, mandatohet për kryeministre të Qeverisë së re serbe

Rajon | 4 vite më parë

Ana Bërnabiç do të vijojë të mbajë postin e kryeministres së Serbisë. Edhe me formimin e qeverisë së re, Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka mandatuar sërish Bërnabiç, duke e cilësua atë një vendim të vështirë.

Megjithatë Bërnabiç nuk do të mbajë një mandat të plotë, ku Vuçiç paralajmëroi se do të ketë ndryshime në qeveri në 2024.

“Ana tani ka detyra të rëndësishme”, tha Vuçiç.

Bërnabiç ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar dhe ishte mandatar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme