Franca thirrje Kosovës dhe Serbisë: Diskutoni në frymë kompromisi

Rajon | 4 vite më parë

Franca i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të dialogojnë me frymë kompromisi dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Lidhur me tensionet që janë krijuar në veri për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve serbe, Franca thekson që Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga veprimet e një anshme që mund të çojnë në nxitjen e tensioneve.

“Ne iu bëjmë thirrje dy palëve që të vazhdojnë diskutimet e tyre në ditët në vijim në frymën e kompromisit, të zbatojnë marrëveshjet që tashmë janë arritur dhe të përmbahen nga marrja e çdo mase të njëanshme që mund të nxisë tensionet. Mbështesin plotësisht përpjekjet për ndërmjetësim të BE-së, përpjekje që duhet të lehtësojë progresin drejt një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme franceze për Gazetën Express.

Pas shtyrjes së vendosjes së reciprocitetit më 1 shtator nga ana e qeverisë së Kosovës, SHBA dhe BE po zhvillojnë takime në Prishtinë dhe Beograd për të gjetur frymën e kompromisit. Vendosja e reciprocitetit bëri që serbët ne Kosovës të vendosin barrikada në veri dhe të tensionojnë situatën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme