Kosovë- Serbi/ SHBA- BE: Jemi optimist për një zgjidhje, jo më skena si ato të 31 korrikut

Rajon | 4 vite më parë

SHBA- BE bëjnë të ditur se nuk duan të shohim më skena si ato të 31 korrikut mes Kosovës dhe Serbisë. Ky ka qenë mesazhi pas takimit me dyer të mbyllura mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, si dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Pas këtij takimi ata ishin optimist.

Lajçak bëri thirrje e për evitim të tensioneve, teksa u shpreh optimist se do gjendet zgjidhje para 1 shtatorit.

“Komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar me atë që kemi parë ë 31 korrik, ata presin që të ne, të gjithë së bashku, negociatorët dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë të mos lejohet që kjo të përsëritet më 31 gusht, prandaj jemi këtu. Ishte një diskutim shumë i rëndësishëm dhe po e vazhdojmë misionin. Jemi këtu që të sigurohemi që asgjë e keqe të mos ndodhë. Jam optimist prandaj jam këtu, nëse nuk do të besoja se ka zgjidhje nuk do të vija”- u shpreh Lajçak.

Ndërsa Escobar u shpreh se SHBA mbështet dialogun me ndërmjetësim të BE-së dhe pret propozime konkrete.

“Të dy palët na kanë siguruar që nuk duan kalim e dhunë më një shtator. Prandaj ne jemi këtu që të gjitha dëshirat dhe optimizmi të përkthehet në një propozim konkret. Escobar pas takimit thotë që SHBA mbështetë dialogun me ndërmjetësim të BE-së dhe pret propozime konkrete”- tha Escobar pas takimit.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme