Rrëzimi i qeverisë, BE: Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE! Të gatshëm ta ndihmojmë

“Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian”. Kështu është shprehur kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, pas rrëzimit të qeverisë në Malin e Zi.
Në një postim në Twitter Bilçik shpreh gatishmëri për të ndihmuar Malin e Zi drejt BE.
“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike. Ne jemi të gatshme të ndihmojmë” ,shkruan ai.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




