Stoltenberg- Kurti: Një Kosovë dhe një Ballkan sa më i qetë

Një Kosovë dhe një Ballkan sa më i qetë. Kjo ka qenë në qendër të komunikimit me mediat mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Kurti tha se Kosova kërkon një rajon të qetë dhe të ketë zhvillim ekonomik.
“Qeveria ime dhe unë jemi të vendosur që të sigurojmë që politikat të jenë në të njëjtën linjë me ato euroatlantike. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për NATO-n, që ka një kontribut të madh për lirinë dhe ndërtimin e infrastrukturës gjatë luftës dhe sigurinë e vendit tonë. Kosova i ndan principet dhe do një rajon sa më të qetë. Duam të kemi zhvillim ekonomik.”- u shpreh Kurti.
Kurti tha se ushtria e Kosovës është e gatshme të ruajë stabilitetin.
“Forcat e sigurisë së Kosovës kanë arritur në një nivel të lartë operacional dhe strategjik. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për paqe dhe stabilitetin e rajonit dhe përtej. Forcat tona kanë qenë me mision të NATO-s, në evakuimin e civilëve në Afganistan. Kërkojmë anëtarësim të plotë në NATO. Vlerësojmë frymën për paqe që japin vendet e NATO. Kosova ka treguar angazhimin e saj për të mbrojtur vlerat e demokracisë”, tha Kurti.
Ndërsa shefi i NATO-s, Stoltenberg u shpreh se aleanca e Atlantikut është në Kosovë me 4 mijë trupa, ushtria më e madhe jashtë aleancës.
“Jemi të vendosur që do të përmbushim mandatin e OKB-së. Trupa të trajnuara, të udhëhequra mire. Vetëm prania e tyre ndihmon në uljen e tensioneve. Nëse është e nevojshme mund të zbarkojmë e rrisim praninë tonë. Mund të rrisim sërish prezencën.”,- u shpreh Stoltenberg.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




