Borell: Hap vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së!

Shefi i Politikës së Jashtme në BE-, Joseph Borell ka reaguar pozitivisht pas me miratimit të propozimit francez nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave.
“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar propozimin francez. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta” u shpreh zoti Borell.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



