Presidentja e KE vizitë në Shkup: E sigurova kryeministrin dhe Presidentin për anëtarësimin drejt BE

Rajon | 4 vite më parë

Presidentja e KE Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me Presidentin dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Presidentja e KE bëri me dije se ka siguruar Presidentin dhe Kryeministrin për mbështetjen e KE për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

“Jam e lumtur që jam sot në Shkup. Maqedonia e Veriut është një partner real dhe i besueshëm. Populli i RMV-së ka treguar përkushtimin e tij ndaj vlerave evropiane. Ata meritojnë të shohin vendin e tyre duke përparuar drejt anëtarësimit. Tani i takon RMV-së të bëjë hapin vendimtar përpara. Unë e sigurova Presidentin @SPendarovski dhe kryeministrit @DKovachevski për mbështetjen time të plotë për përparimin drejt bërjes së Maqedonisë së Veriut një shtet anëtar i BE-së“, tha ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme