Dhunë gjatë protestave në Shkup kundër propozimit francez, thyejnë xhamet e ministrive! Lëndohen 4 policë

Për të katërtën ditë radhazi protestuesit kanë mbushur rrugët e Shkupit për të kundërshtuar propozimin francez. Gjatë protestës së të martës ka patur tensionim të situatës, ku protestuesit kanë thyer xhamat e ministrisë së Jashtme dhe kanë hedhur në drejtim të saj mjete piroteknike. Si pasojë e dhunës janë lënduar 4 efektivë.
Ashtu si ditët e tjera, protesta ka nisur para Kryeministrisë dhe më pas është spostuar në Ministrinë e Jashtme. Aktualisht protestuesit i janë drejtuar Kuvendit dhe po qëndorjnë para godinës së saj.

Protesta në Shkup
Propozimi francez adreson zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me gjuhën dhe historinë. Adresimi i këtyre problematikave do t’i hapte rrugën Shkupit për nisjen e negociatave me BE.
Por protestuesit në Shkup kundërshtojnë propozimin e Macronit për heqjen e vetos bullgare, pasi pretendojnë se propozimi francez lejon “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk njeh as gjuhën e as historinë maqedonase.
Gjatë ditës së sotme kreu i Këshillit të Evropës, Charles Michel tha nga Shkupi se pranimi i propozimit francez do të hapte negociatat, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se ky propozim njeh gjuhën e pastër maqedonase, ndërsa tha se protestat e dhunshme nuk i kanë hije një vendi që aspiron të hyjë në BE.

Protesta në Shkup
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




