Trenat e drejtpërdrejtë lidhin Bukureshtin me Turqinë dhe Bullgarinë

Operatori rumun hekurudhor CFR Calatori prezantoi trenat e drejtpërdrejtë midis Bukureshtit dhe Halkalit/Stambollit (Turqi) dhe Sofjes dhe Varnës (Bullgari) më 3 qershor. Trenat qarkullojnë çdo ditë deri më 3 tetor 2022.
Një udhëtim me një drejtim nga stacioni Gara de Nord i Bukureshtit për në Halkali/Stamboll kushton 53,2 euro në një vagon gjumi me katër vende.
Një udhëtim me tren Bukuresht-Varna kushton 22 euro, ndërsa një udhëtim nga Varna në Bukuresht ka një çmim prej 28.2 euro, sipas CFR Calatori. Ndërkohë, pasagjerët që udhëtojnë në mes të Bukureshtit dhe Sofjes me tren duhet të paguajnë 29.8 euro për një biletë. ( Sipas Romania Insider)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




