Bullgari, ish kryeministri Borisov në pranga për shpërdorimin e foneve të BE

Rajon | 5 vite më parë

Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov, është arrestuar “për 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, të njohura si ESI funds”.

Borisov u arrestua me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.

Gjithashtu, me Borisov është arrestuar dhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goranov, ish-zëdhënësja e qeverisë, Sevdalina Arnaudova, dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave, Menda Stoyanova.

Kryeministri aktual, Kiril Petkov, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit. “Askush nuk është mbi ligjin”, tha ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme