Veliaj vizitë në Malin e Zi, takon zv.Kryeministrin Abazoviç: “Sot kemi nevojë për drejtues që bashkojnë e nuk përçajnë, si Dritani”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur sot një vizitë ne Malin e Zi, ku ka zhvilluar një takim edhe me zv/Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Pas takimit te zhvilluar sot, Veliaj ka bërë një postim në Twitter. “Gjithmonë kënaqësi takimi në Mal të Zi me vëllain tonë Dritan Abazoviç dhe skuadrën e tij multietnike dhe përbashkuese! Sot kemi nevojë më shumë se kurrë për drejtues që bashkojnë e nuk përçajnë, që duan e nuk urrejnë, që punojnë e nuk merren me fjalë. Dritani është i tillë,” shkruan Veliaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




