4 shqiptarë dhe një pakistanez arratisen nga rajoni i policisë në Kretë

Rajon | 5 vite më parë

5 të arrestuar janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga Komisariati i Kretës, duke prerë parmakët e qendrës së nëndheshme të paraburgimit.

Të arrestuarit, katër shtetas shqiptarë dhe një pakistanez, ndodheshin në Komisariat pas transferimit nga burgjet e Athinës dhe pritej të transferoheshin në Qendrën e Paraburgimit Ajias në Hania. 

Por duke qenë se ishte ditë e shtunë dhe sekretariati i burgjeve ishte i mbyllur, do të qëndronin në Komisariatin e Policisë deri të hënën.

Mediat greke bëjnë me dije se të arratisurit janë dënuar për vrasje, grabitje dhe krime të tjera.

Që nga mëngjesi, forcat e sigurisë po “krehin” zonën e gjerë për kapjen e tyre, ndërsa po këqyrin edhe kamerat e sigurisë të banesave dhe dyqane përreth.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme