Presidenti Meta pritet nga kreu i VMRO-DPMNE, Mickoski

Rajon | 5 vite më parë
 
Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut zhvilloi sot një takim me liderin e opozitës kryesore maqedonase, Kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
 
Meta tha se në takim u shkëmbyen mendime të vyera për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
 
“Theksuam rolin e rëndësishëm të opozitës, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllimin e përbashkët çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ai.
 
Po ashtu, Meta vlerësoi angazhimin dhe kontributin e VMRO-DPMNE dhe të Mickoski në zhvillimet demokratike të viteve të fundit në vendin fqinj, si dhe vullnetin e shprehur për përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme