Ambasadori amerikan në Beograd mbështet ‘Ballkanin e Hapur’

Në prag të largimit nga Beogradi ambasadori amerikan Anthony Godfrey, është shprehur se ‘Ballkani i Hapur’ është faktor kyç për Serbinë.
“Ne mbështesim integrimin ekonomik rajonal, siç është Ballkani i Hapur, dhe do të jetë një kohë emocionuese përpara”, u shpreh Godfrey.
Ambasadori amerikan tha se qëllimi i nismës ‘Ballkani i Hapur’, është qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Ky proces, sipas kryediplomatit amerikan në Beograd, është vendimtar për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të gjithë rajonit.
“Ne mbështesim planin për një ‘Ballkan të Hapur’ gjithëpërfshirës për të siguruar qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”, shkruan Godfrey.
Ai gjithashtu përgëzoi Serbinë për përparimet në njëzet vitet e fundit.
“Ka ende shumë sfida në Serbi për momentin. Jam i kënaqur që Bashkimi Evropian ka hapur disa kapituj dhe se Serbia do të vazhdojë rrugëtimin e saj për në BE. Pengesa tjetër është kompletimi i reformave gjyqësore, përmes referendumit që po vie, dhe ajo është tejet e rëndësishme”, ka deklaruar Godfrey.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




