Radev: Marrëveshja e Prespës të bëhet pjesë e kornizës negociuese të MV në BE

Rajon | 5 vite më parë

Presidenti bullgar, Rumen Radev gjatë takimit me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Sofje ka bërë thirrje që Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut si edhe Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut të përfshihen në kornizën negocuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Qëndrimi i përbashkët i dy liderëve ka qenë se ”integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në interes të tërë rajonit, por procesi duhet të lidhet me respektimin e vlerave evropiane dhe ndërmarrjen e obligimeve në marrëveshjet bilaterale”.

Temë tjetër për të cilën kanë biseduar Radev dhe Mitsotakis ka qenë avancimi i lidhjes bilaterale energjetike, transportuese dhe ekonomike mes Bullgarisë dhe Greqisë.

Të dy krerët kanë përshëndetur ripërtëritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes Bullgarisë dhe Greqisë, të cilën e kanë identifikuar si kyçe jo vetëm për marrëdhëniet e tyre bilaterale, por edhe për stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.

Sofja dhe Athina dëshirojnë ta përmirësojnë lidhjen transportuese, duke përfshirë edhe përmes hapjes së vendkalimeve të reja kufitare, që do të kontribuojë Bullgaria dhe Greqia të kenë potencial të lartë dhe me sukses ta zhvillojnë sektorin për teknologji informatike në ekonomitë e tyre, që krijon kushte të volitshme për thellimin e partneritetit bilateral, duke përfshirë edhe në nivel rajonal./ MIA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme