SHBA do të dërgojë një këshilltar special për hetime në Ballkanin Perëndimor

Qeveria e SHBA-së do të emërojë Këshilltarin e Përhershëm Ligjor (RLA) për të rritur kapacitetin për hetime, ndjekje penale dhe gjykime në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë dhe Kosovën, raporton Kosova Press.
Këshilltari do të veprojë nga Zagrebi dhe ndihma do të fokusohet kryesisht në mashtrimin e prokurimeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Siç theksohet, Këshilltari i Përhershëm Ligjor do të caktohet në Ambasadën Amerikane në Zagreb dhe do të punojë në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.
Ndihma do të fokusohet, por nuk kufizohet, në mashtrimin e prokurimeve, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, FinTech, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Sqarohet se misioni i Zyrës për Zhvillim, Asistencë dhe Trajnim të Prokurorive Jashtë vendit (OPDAT) është zhvillimi dhe administrimi i asistencës teknike dhe zhvillimore të krijuar për të rritur kapacitetet e institucioneve të sektorit të drejtësisë dhe stafit të tyre për zbatimin e ligjit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




