Bregu: Në Janar 2022 RCC do të nisë të japë çmimin e parë rajonal të Inovacionit Butterfly, për të inkurajuar inovatorët e rinj në mbarë rajonin

“Mesatarisht, vetëm 1 ose 2 nga 100 vemjet arrijnë të bëhen flutura. Në mënyrë të ngjashme, 90% deri në 95% e bizneseve të reja në mbarë botën dështojnë brenda pesë viteve të tyre të para. Një ide e shkëlqyer nuk mjafton, nuk mund të realizohet pa përpjekje të përqendruara dhe këmbëngulje. Nuk ka risi dhe kreativitet pa dështim. Ne duam të inkurajojmë të rinjtë inteligjentë dhe kreativë në Ballkanin Perëndimor që të marrin përsipër rrezikun dhe të provojnë”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Forumit të parë të Inovacionit dhe Biznesit të Balkanit Perëndimor në Shkup.
Ballkani Perëndimor renditet pas BE-së në Indeksin Global të Inovacionit (duke shkuar nga pozita e 50-të në 84). Përmirësime të vogla, mund të bëjnë një ndryshim gjatë viteve. Shumë përmirësime mbresëlënëse mund të gjenden në prodhimin e ushqimit, turizmin, industritë krijuese dhe prodhuese në WB. Kompanitë e suksesshme inovative janë një mjet i rëndësishëm transformimi për rajonin tonë.
“Ne jemi të lumtur të ndajmë me ju disa histori suksesi nga rajoni ynë gjatë këtyre dy ditëve. Forumi i Inovacionit dhe Biznesit të Butterfly nuk është një ngjarje e vetme. Është projektuar si një ngjarje vjetore e rradhës për të vlerësuar përpjekjet më emocionuese të inovacionit gjatë vitit të kaluar dhe për të ndihmuar në rritjen e ekosistemit rajonal të tij. Në janar 2022 ne do të lançojmë çmimin e parë rajonal të Inovacionit të Butterly, i krijuar për të inkurajuar novatorët e rinj nga universitetet në mbarë rajonin. Suksesi është shpesh një rrugë e vetmuar, por do të jemi të lumtur nëse mund t’ju ndihmojmë në atë rrugë”, përfundoi Bregu.
Forumi Butterfly, i organizuar nga RCC në bashkëpunim me Enterprise Europe Network (EEN), ka të bëjë me historitë e suksesit të inovacionit nga rajoni. Ai është i strukturuar për të shfaqur një gamë të gjerë pjesëmarrësish që shtrihen nga kompanitë e njohura globalisht me rritje të lartë deri te iniciativat inovative të vogla, në faza të hershme, duke shtuar dukshmëri në përpjekjet e tyre dhe rrjetëzimin me investitorët e mundshëm.
Krahas Sekretares së Përgjithshme të RCC, fjalën e hapjes së Forumit e dhanë Signe Ratso, Zëvendës Drejtoreshë e Përgjithshme e Kërkimit dhe Inovacionit në Komisionin Evropian, Jean David Malo, Drejtor i Këshillit Evropian të Inovacionit dhe Agjencisë Ekzekutive të SME-ve (EISMEA) dhe Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër. Ministri për Çështje Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Pavarësisht nga potenciali i saj i madh, inovacioni nuk mund të lulëzojë më vete. Sipas Barometrit Ballkanik, vetëm 1 në 5 ndërmarrje në rajon ka marrë mbështetje financiare për aktivitetet e tyre inovative në vitin 2020. Mesatarisht, WB 6 investon më pak se 0.5% të PBB-së në Kërkim dhe Inovacion.
Për më tepër, bizneset e Ballkanit Perëndimor përjetuan aktivitet të ndrydhur inovacioni, pasi vetëm 16% prezantuan një produkt të ri në 12 muajt e fundit. Ballkani Perëndimor ka përmirësuar performancën e inovacionit në vitet e fundit, megjithatë përpjekjet inovative në të ardhmen duhet të përqendrohen më shumë në sektorë dhe aktivitete me një vlerë të shtuar të fortë. Më konkretisht, sektorët që janë identifikuar nga qeveritë e rajonit në kuadër të Planit të Veprimit tëTregut të Përbashkët Rajonal dhe Axhendës së Gjelbërpër Ballkanin Perëndimor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




