Mot i keq në Kroaci, era me 130 kilometra në orë, valët arrijnë gati 7 metra

Rajon | 5 vite më parë

Mbrëmja e kaluar dhe mëngjesi i sotëm u shoqëruan me stuhi në pjesën më të madhe të rajonit të Dalmacisë në Kroaci.

Në Split, qyteti më i madh në bregdetin kroat të Adriatikut, u regjistrua një erë jugore me shpejtësi 112 kilometra në orë, duke rrëzuar një skele në qendër të qytetit.

Në Sveti Juri, maja më e lartë e malit Biokovo mbi Makarska, u regjistrua një erë me shpejtësi prej 130 kilometrash në orë.

Dallgët e larta përmbytën një pjesë të bregdetit dhe më rëndë ishte në Vodice afër Shibenikut, ku një pjesë e bregdetit ishte nën det.

Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik të Kroacisë (DHMZ), në zonën e Dubrovnikut dallgët ishin pothuajse shtatë metra të larta.

DHMZ ka lëshuar paralajmërim portokalli për një pjesë të bregdetit të Adriatikut në Dalmaci.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme