Borrell: Sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe MV

Konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur, deklaroi sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
”Maqedonia e Veriut është e ankoruar fort në rrugën e saj drejt BE-së. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar: si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë bërë pjesën e tyre dhe ne mezi presim të zhvillojmë konferencat e para ndërqeveritare për inicimin e negociatave të anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Borrell në Twitter.
”Ia rikonfirmova sot në mëngjes këtë gjë ministrit të Jashtëm maqedonas Bujar Osmani”, shtoi ai.
Pavarësisht dritës jeshile të Komisionit të BE-së, kuadri i negociatave shqiptare dhe maqedonase ende nuk është rënë dakord për shkak të kundërshtimit bullgar ndaj MV në lidhje me identitetin e dy vendeve./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




