PE humbet durimin me Serbinë: Vratë 8.000 vetë në Srebrenicë

Rajon | 5 vite më parë

Deklarata e PE vjen dy ditë pasi policia e Serbisë pengoi aktivistët e të drejtave të hidhnin bojë mbi një murale të madhe në qendër të Beogradit, ku shihet portreti i komandantit të dënuar serb boshnjak të kohës së luftës, Ratko Mlladiç.

Një gjykatë ndërkombëtare për krimet e luftës e ka dënuar Mlladiçin me burgim të përjetshëm për gjenocid në enklavën boshnjake të Srebrenicës në vitin 1995, kur rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë të cilët ishin kryesisht myslimanë, u vranë nga trupat e tij gjatë luftës në Bosnje.

Kjo kujtohet si masakra më e rëndë ne Europë që nga nga Lufta e Dytë Botërore. Zyrtarët serbë kanë mohuar vazhdimisht se është kryer gjenocid në Srebrenicë dhe autoritetet nacionaliste të vendit kanë toleruar portretizimin e kriminelëve të dënuar serbë të luftës, përfshirë Mlladiçin, si heronj dhe luftëtarë të lirisë.

“Mbrojtja policore e muralit është një tjetër shembull i asaj  që qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiç mendojnë në lidhje me pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në deklaratë. “Është krejtësisht e papranueshme që një vend kandidat për në BE të vendosë policinë e tij për të mbrojtur një mural të të dënuarve për krime lufte,” shtohet atyre.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë mohimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës”, vazhdon deklarata.  Vuçiç, një ish-ultranacionalist, i hodhi poshtë kritikat e BE-së, duke thënë se “ato fjalë nuk kanë brenda tyre asgjë tjetër veç urrejtjes për serbët”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme