Vuçiç: Nuk po bëjmë politikë, por duam një jetë më të mirë për njerëzit tanë!

Në takimin për “Ballkanin e Hapur” në Beograd, presidenti serb falenderoi pjesëmarrësit, duke theksuar se “Kjo nuk është politikë, por përpjekje që njerëzit tanë të jetojnë më mirë”. Presidenti serb bëri të ditur disa detaje rreth diskutimeve.
Ai tha se palët pritet të miratojnë sot disa marrëveshje dhe dokumente. “Ne ramë dakord të ngrejmë sot Këshillin e Zbatimit. Priten takime mes organeve doganore, hidrosanitare etj, në lidhje me qarkullimin e mallrave. Jam mirënjohës ndaj partnerëve për ndihmën teknologjike dhe transformimin digjital të të gjithë rajonit. Njerëzit e biznesit janë 100% në mbështetje të kësaj nisme” tha Vuçiç.
Ai tha se pritjet e gjata të sipërmarrësve në kufi nuk duhet lejuar. “Ekonomitë tona varen nëse do të jemi në gjendje të japim më shumë për prodhuesit tonë bujqësorë dhe sektorët e tjerë. Njerëzit tanë për një vit, apo një vit e gjysmë do të lëvizin pa asnjë pengesë nga Tirana në Beograd, apo nga Nishi në Tiranë. Kjo do ti forcojë ekonomitë tona. Kjo nuk është politikë, por përpjekje që njerëzit tanë të jetojnë më mirë” tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




