“Ballkani i hapur”, mbahet sot takimi i radhës në Beograd

Rajon | 5 vite më parë

Në Beograd zhvillohet sot takimi i radhës mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës për bashkëpunim “Ballkani i hapur”.

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, i cili zëvendëson në këtë takim kryeministrin Zoran Zaev pas dorëheqjes së tij nga detyra, u pritën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Fillimisht do të ketë diskutime mes përfaqësuesve të bizneseve serbe, shqiptare dhe Maqedonisë së Veriut si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik”, raporton Tanjug.

Zyra e shtypit e presidencës serbe ka bërë të ditur se Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media në orën 11:30.

Në takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, i cili po përfundon vizitën zyrtare në Serbi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme