Ambasadorja Kim në prag të takimit të Beogradit: SHBA mbështesin “Open Balkans”!

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaroi të martën se “angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të 2021”.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tha se “SHBA mbështet gjithashtu edhe nismën Ballkani i Hapur, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor”.
“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara fundit të 2021. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu mbështesin “Open Balkans”, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal”, tha Kim.
Deklaratat e zonjës Kim vijnë në prag të takimit të radhës të mërkurën në Beograd të kryeminstrave të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me këtë nismë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




