Vizitë historike në Athinë, Pendarovski: Marrëveshja e Prespës duhet të zbatohet

Rajon | 5 vite më parë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zhvilluar sot vizitën historike në Greqi, e para e një kreu shteti maqedonas në Athinë që prej vitit të shpalljes së pavarësisë në vitin 1991, ku është pritur nga homologia e tij, Katerina Sakellaropullu dhe kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis.

Teksa dy vendet po punojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, diskutimi thelbësor mes tyre ishte mbështetja e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 

Sakellaropoulou riafirmoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vende si dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se për realizimin e objektivave është me rëndësi zbatimi i plotë i “marrëveshjes së Prespës”.

Ajo shtoi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa pozitivë sa i përket marrëveshjes, ka disa cështrje në pritje që duhet të zgjidhen në mënyrë që të lejojë mundësinë e bashkëpunimit.

“Ne po shqyrtojmë çdo aspekt të bashkëpunimit tonë dypalësh në mënyrë që të forcojmë mundësitë që ai ofron në një mënyrë reciprokisht të dobishme.”, tha ajo.

Pentarovski, doku folur për marrëveshjen e Prespës, iu referua termit ligjor “Pacta sunt servanda”, që do të thotë “marrëveshjet duhet të respektohen”. Ai vazhdoi duke thënë se Marrëveshja e Prespës kontribuoi në hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe shtoi se shpresonte që të ndihmonte gjithashtu në anëtarësimin e saj në BE.

Maqedonia e Veriut ka shpallur pavarësinë në vitin 1991, por normalizoi marrëdhëniet me Greqinë në 2018 pasi ra dakord të ndryshonte emrin në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut dhe pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova, janë në përpjkje të vazhdueshme për anëtarësimin e tyre në BE

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit do të bashkohen në një takim, Samitin e zhvilluar në Slloveni për marrëdhëniet mes BE-Ballkanit Perëndimor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme