Ambasadori i SHBA për diskutimet në Bruksel: Ka progres, por puna vazhdon!

Rajon | 5 vite më parë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Nicholas Giacobbe ka reaguar pas takimit që u mbajt sot në Bruksel mes zyrtarëve kosovare dhe asaj të Serbisë sa i përket ccështjes së reciprocitetit të targave. Giacobbe përmes një postimi në Twitter tha se  ka progres por negociatat ende po vazhdojnë.

“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna mbetet. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme