KFOR-i shton patrullimet në veri

Rajon | 5 vite më parë

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja njoftoi se ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokimet në veri si dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Bërnjak. Të mërkurën (29 shtator) komandanti i KFOR-it, Franco Federici, ka vëzhguar përmes helikopterit situatën në atë rajon dhe në njoftimin e misionit thuhet se ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në uljen e shpejt të tensioneve. “KFOR -i mban një qëndrim të paanshëm, të fuqishëm dhe fleksibël për t’u marrë me të gjitha situatat e mundshme”, thuhet në njoftim.

Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar këto dy rrugë nacionale në atë pjesë në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia. Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka arsyetuar vendosjen e reciprocitetit duke thënë se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme