Borell takon liderët e Ballkanit Perëndimor: Angazhim për të çuar përpara procesin e anëtarësimit

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si edhe zëvendespresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell shtroi një darkë jozyrtare me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj.
Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe mbi marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, gjithashtu në kuadër të Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor muajin e ardhshëm.
Borrell theksoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare për të kapërcyer dinamikën aktuale dhe për të çuar përpara procesin e anëtarësimit.
Në këtë takim morën pjesë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanovic, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Zheljko Komshic, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakovic./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




