“Dialog” në Slloveni, Lajcak takon Kurtin dhe Vucic, diskutim për të ardhmen

Rajon | 5 vite më parë

Ndërmjetësuesi europian për dialogun, Miroslav Lajcak, zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Në Forumin Strategjik të Bledit, unë pata dy takime të ndara të rëndësishme dhe thelbësore me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shkruan diplomati sllovak në rrjetin social të Twitter.

Më herët vetë Kurti tha se beson që takimi i tretë me Vucic të ndodhë gjatë vjeshtës. Ndërsa presidenti serb shprehu shqetësim se Kosova do të nisë me lobimin për njohje pas datës 4 shtator, kur përfundon afati nga marrëveshja e Uashingtonit./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme