Google dhe Twitter do heqin çdo përmbajtje që mohon gjenocidin në Srebrenicë

Kompanitë e Twitter dhe Google konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se kanë në plan që ntë heqin nga platformat e tyre çdo përmbajtje që e mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës. Ishte Instituti i Kërkimit të Gjenocidit në Kanada i cili së fundi u dërgoi një kërkesë kompanive të teknologjisë Tëitter dhe YouTube për të ndaluar mohimin e gjenocidit të Srebrenicës në platformat e tyre. Drejtori i Institutit, Emir Ramiq, për REL tha se instituti përcjellë dhe mban shënime të përmbajtjes në rrjetet sociale dhe bazuar në të dhënat që posedojnë shumica e postimeve që ofendojnë viktimat e Srebrenicës vijnë nga Serbia, por ka edhe nga Rusia, Franca dhe vende të tjera. Kompania Google, e cila ka në pronësi platformën e videove YouTube, ka njoftuar se do të heqë të gjithë përmbajtjen që shkel rregullat e vendosura kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes. Edhe Tëitter ka përgjigje pothuajse të njëjtë.
“Politika jonë kundër gjuhës së urrejtjes ndalon një spektër të gjerë të sjelljes. Kjo përfshin shënjestrimin e individëve me qëllime fyese, ftesat për ngjarje të dhunshme, atë lloj dhune ku viktima janë kategoritë e mbrojtura të njerëzve ose kur bëhen përpjekje për të mohuar ose minimizuar ngjarje të tilla. Gjithashtu, ne kemi rregulla në rastet e lavdërimit të dhunës dhe gjenocidit dhe ne po marrim masa kundër përmbajtjes dhe sjelljes së tillë”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Tëitter. Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë. Vrasjet janë njohur si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




