“Një rajon, një ekonomi”, të enjten nis forumi në Shkup

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Dhoma Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë zhvillojnë të enjten në shkup Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Forumi është organizuar në kuadrin e Nismës së Katër Lirive (e njohur biseduar si “Shengeni i Vogël”), nisur nga udhëheqësit e Shqipërisë kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tetor 2019.
Qëllimi kryesor i nismës është të bëjë iniciativat ekzistuese rajonale më efektive për të arritur rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Nisma çon në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili, si një formë kalimtare, duhet ta sjellë rajonin më pranë Bashkimit Evropian dhe të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë.
Në Forumin do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili do të prezantojë vizionin politik dhe ekonomik të rajonit të integruar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




