FSK e gatshme të ndihmojë Gjermaninë pas përmbytjeve

Rajon | 5 vite më parë
 

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj i ka ofruar Gjermanisë vullnetin e plotë për të mbështetur me aftësitë dhe kapacitetet e tyre operacionale në disponim për menaxhimin dhe tejkalimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet.

Mehaj ka shprehur ngushëllimet e sinqerta ambasadorit gjerman në Prishtinë Rohde.

“Pas lajmit të dhimbshëm për pasojat e përmbytjeve në Gjermani, menjëherë kam telefonuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Rohde, të cilit i shpreha ngushëllimet në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vullnetin tonë të plotë për të mbështetur institucionet gjermane me aftësitë dhe kapacitetet tona operacionale në disponim për menaxhimin, tejkalimin dhe sanimin e gjendjes së krijuar nga përmbytjet”, shprehet ministri i Kosovës.

Ai ka shprehur vullnetin e plotë për dislokim të njësive të specializuara me personel dhe pajisje adekuate në zonat e përmbytura në Gjermani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme