Greqia mbyll pjesërisht kufijtë tokësorë, ja kush do lejohen të hyjnë

Greqia ka mbyllur pjesërisht kufijtë tokësorë. Lajmi u bë i ditur nga zv/ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, nëpërmjet një konference për shty, i cili tha se masa vjen me qëllim ndalimin e përhapjes së COVID, veçanërisht në Greqinë Veriore, që kufizohet nga vendet e Ballkanit.
Hyrja nga kufiri tokësor do të lejohet vetëm për shtetasit grekë, ose për ata që kanë një leje qëndrimi në vend, nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes, si dhe do të lejohet hyrja e kamionëve që përdoren për transport mallrash.
“Bazuar në të dhënat e javës tjetër, ne do të fillojmë heqjen graduale të bllokimit. Qëllimi është të shkojmë në një hapje graduale. Por do të duhet të presim për të dhënat e javës së ardhshme, ama nuk duhet të bëjmë një hap prapa. Nuk ka asnjë tregues ose provë të infeksioneve të larta në supermarkete ose shkolla. Inspektimet vazhdojnë të bëhen dhe ne kemi bërë ndërhyrje”, u shpreh Hardalias.
1) Vetëm grekët dhe shtetasit e Bashkimit Evropian lejohen të kalojnë nga Promachonas, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Për transferime, transiti lejohet 24 orë në ditë.
2) Nga Kakavia lejohet vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 e mëngjesit deri në 11 të mbrëmjes. Ata që hyjnë nga Kakavija do të hyjnë në një karantinë 7-ditore, në zonën që ata kanë deklaruar në PLF e tyre.
3) Nga Evzoni dhe Kipi do të lejohen vetëm për shtetasit grekë ose me leje qëndrimi në vend, nga 7 në 11 të natës. Transferimet do të lejohen 24 orë në ditë.
4) Nga Nymfaio, Ormenio dhe Exochi do të lejohen vetëm për transporte, 24 orë në ditë dhe vetëm me drejtuesin e automjetit.
5) Krystalopigi është mbyllur tashmë nga sot.
Përveç kësaj, të gjithe qytetaret qe kërkojnëte hyjne ne Greqi duhet te kene me vete nje PLF dhe një test negativ per maksimumi 72 ore.
Të gjithë hyrësit do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë nga ekipet e EODY, ndërsa shoferët e kamionëve do të merren mostra.
Të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë nga ekipet e EODY, ndërsa shoferëve të kamionëve do t’i merren monstra. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




