Demografi, INSTAT: Numri i lindjeve shënoi rënie me 6.8 %

Sociale | 2 vite më parë

INSTAT njofton se numri i lindjeve për tremujorin e parë 2024 është 5056, duke shënuar një rënie me 6.8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Ndërkaq numri i vdekjeve është 5537, duke shënuar një rënie prej 5.2 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023.

Në vitin 2023, shtesa natyrore e popullsisë rezulton pozitive me 2331 lindje më shumë sesa vdekje, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2022, i cili regjistronte 690 lindje më shumë se sa vdekje.

Gjatë vitit 2023 lindën 23 617 foshnja, duke shënuar një rënie me 4.3 %, krahasuar me një vit më parë, ndërsa numri i vdekjeve ishte 21 286 persona, duke shënuar një rënie me 11.3 %, krahasuar me një vit më parë.

Gjashtë qarqe të vendit shënuan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në gjashtë qarqet e tjera shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1929 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 74 lindje.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë ishte Tirana, me 3548 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët ishte Korça, me 760 vdekje më shumë sesa lindje.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme